Këngëtari i muzikës popullore Meda, është ndër më të admiruarit nga masa e gjerë e publikut, shkruan Kosovarja.

Kjo gjë, është vërtetuar që në fillimet e karrierës së tij muzikore, e me të njëjtën tempo po vazhdon edhe tani.

Se ka adhurues të shumtë, këtë e dëshmojnë edhe pamjet që këngëtari herë pas here sjell për ndjekësit e tij në Instagram.

Madje, së fundi, ka publikuar një moment tejet të këndshëm, pikërisht në lidhje me përkrahësit dhe dashamirësit e muzikës së tij.

Edhe pse krejt i vogël, si duket është fans i Medës, një vogëkush tejet simpatik të cilin këngëtari nuk rezistoi dot dhe e publikoi në llogarinë e tij sociale.

“Me një loçkë”, ka shkruar këngëtari.

/Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË