Vjollca Haxhiu është këngëtare e popullarizuar dhe e afirmuar që mbrapa vetes ka një shtrirje të madhe të karrierës.

Për atë që i ka falur Zoti dhe natyra e ka dëshmuar me qindra herë, përmes zërit dhe performancave të veçanta që ka ditur të dhurojë, shkruan Kosovarja.

Vjollca ashtu si shumë kolegë të saj është e angazhuar kudo në botë, veçanërisht në këta muaj ku cilësohen të jenë të gjithë të diasporës.

Meqë terminet dhe datat e rezervuara më shumë po i ka jashtë Kosovës, Vjollcën po e shohim të udhëtojë sa këtu sa atje.

Ndërsa, në këto ditë duket se e kemi prezente më shumë në Kosovë, duke shijuar çdo moment të kohës së saj të lirë, duke dalë e duke shëtitur gjithandej.

Vjollca edhe pse del dhe shëtitjet nuk i ndalë, kjo nuk do të thotë që rregullohet e kurohet si shumë fytyra publike që e praktikojnë këtë.

Këngëtarja u shfaq shumë e thjeshtë dhe e bukur, sa natyraliteti e bënte ende më të ndritur. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË