Prej kur ka filluar të falet në vitin 2008, Mufail Jashari nga Pestova, ka pasur dëshirë të shkojë në Haxh, por si person me nevoja të veçanta, si dhe mundësitë e kufizuara financiare, e kanë ndaluar.
Këtë vit ai do të shkojë në Haxh me përcjelljen e hoxhës së fshatit dhe me ndihmën financiare të një biznesmeni nga fshati.