Të dy janë ikonat e humorit. Skeçet e tyre kanë zënë vend prej shumë e shumë vitesh në skenën humoristike, shkruan “Kosovarja”.

Qumili është ai i cili me batutat e tij arriti të krijoj një bagazh me suksese të panumërta dhe të konsiderohet si artisti i pazëvendësuar.

Por, rrugën nuk ia lëshon as Rasim Thaçi apo ndryshe i njohur si Cima. Pasi që edhe ky e ka vendin më të madh në zemrat e publikut si humoristi më i dalluar i të gjitha kohërave.

Meqë humori është pikë e përbashkët e tyre, artistët e njohur jo rrallë herë kanë ndarë imazhe apo fjalime të bukura për njëri-tjetrin.

Së fundi është Qumili ai që nuk ngurron ti thotë këto fjalë për Cimën:

“Ky asht ma i miri,ky asht ma i forti.Ky asht i paarritshem.Ky asht legjend…”, ka shkruar ai.

Pra, si një legjendë dhe të paarritshëm e sheh Qumili kolegun e tij Cimën/. Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË