Po të ulesh, dhe të mendosh për një çast, se a kishte ndonjë emsion atraktiv, dhe të dobishëm për të gjitha grupmoshat, cili do të jetë mendimi i parë?

Patjetër që përgjigjen JO do ta keni në mendje, ku gjithçka çfarë iu bie në mend është një konkurencë e pafund, shkruan Kosovarja.

Po për çfarë konkurencë e kemi fjalën, konkurencë për këngë të mira, apo për sfilata e dukje të bukura, se cili po ia kalon tjetrit më shumë.

Sigurisht, dhe pa pikë dyshimi kemi parë vetëm konkurencë për këtë të fundit.

Xhelozia e stërtepruar nga këngëtarë të shumtë ka bërë që të jetë e anuar muzika profesionale dhe e dëgjueshme, vetëm për tia kaluar tjetrit duke qenë sa ma shumë në hap me trendin.

Ka vite e vite, që emsionet e xhirimeve të vitit të ri rrethohen nga “artistë” që vetëm ashtu emri iu ka mbetur.

Askujt më nuk i intereson te sjellë muzikë të kultivuar e të bukur shqiptare, sepse janë ngop me këto, e tash rendin e kanë të tjerat gjëra, shkruan Kosovarja.

Se që nuk iu ka pëlqyer asnjë emision, këtë e kanë dëshmuar më së miri një masë e konsiderueshme përmes rrjeteve sociale.

Ku të gjithë kanë akuzuar këngëtarët se nuk kanë sjellë asgjë, e ata më së miri janë mbështetur tek emisioni i Labit “Op labi party”, pasi improvizoi një martesë ndërmjet Mimoza Shkodrës dhe Adrian Gazhës.

Improvizim ky të cilit pothuajse të gjithë ishin të detyruar që të sillnin “bakshishe” në zarfa, e shuma e fituar nga gjithë ata këngëtarë ka qenë vetëm 1900 euro!

Tmerr apo jo? Nje 70% e këngëtareve kanë qenë prezentë aty, që në ahengje të ndryshme fitojne nga 2.000 deri në 6.000 euro.

Po ku mbeti bamirësia ndaj tjetrit e humanizmi?

Apo edhe këngëtarët janë bërë si politikanët tanë, sa më shumë para aq më shumë të ngopur…

Për më shumë, janë fotografitë në vijim, ku dëshmojnë pakënaqësitë e publikut. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË