Halloween po festohet edhe nga modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl.
Me rastin e festës së Halloween çifti i njohur kanë zgjedhur një kostum mjaft interesant, shkruan lajmi.net

“Urime festa e Halloween”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.

Afërdita dhe Jakub bëjnë një jetë tejet të lumtur në Las Vegas ku edhe zhvillojnë karrierën e tyre. Ata u martuan në qershor të këtij viti në një ceremoni luksoze me miqtë dhe familjarët.

Nga ana tjetër, Dreshaj ka paralajmëruar se do rikthehet në muzikë pas një pauze të gjatë që bëri.

MUND TË JU PËLQEJNË