Një grua që punonte në njërën nga qendrat e masazhit në Prishtinë, ka zbuluar detaje për funksionimin e këtyre masazheve si dhe për mënyrën se si masazhi kalonte në mardhënie seksuale.

Ajo ka treguar se si punëtoret detyroheshin të dukeshin provokative. Thotë se marrëdhëniet seksuale bëheshin me dëshirë nga punëtoret e qendrave të masazhit.

“Nuk ka qenë punë që vet e kom dëshiruar me e bo [punën e masazherkes v.j], por prej fjalëve të shoqeve që kanë punuar me kanë thënë se 500 euro është pagesa mujore që bëhet, plus me përqindje ditore se sa punon”, rrëfen ajo.

Ajo thotë se i kishin shpjeguar se si “…nuk ke me punu shumë, me u marrë vetëm me klienta”. Ajo thotë se as shkollën nuk e kishte të kryer, njësoj si edhe kolegët e saj.

“Kanë punuar veç pse kanë pasur nevojë për pare… njëra ka qenë 17 vjeçe edhe njëra që ka punu dy vjet aty ka qenë 18 vjeçe. Tjetra i ka pas 16 vjet, edhe e kamë pas edhe një shoqe timen aty, ajo ka qenë 14 vjeçare”, ka deklaruar ajo për Express.

Ajo tregon se pronari ju kishte vënë kushte të punës, që ato të formonin një përqindje ditore të parave, të cilat do i merrnin vetë vajzat.

“Aty ka pas disa rregulla që është dashtë me i përfillë edhe vet na masazherkat, por çka se kemi pas të lejuar, ka qenë me pas marrëdhënie me klientat, por vetëm gjëra intime për me mujtë me e nxjerrë edhe një pagesë ditore… varet sa ju ka kërkuar masazherja për me e kry atë punë… 25 euro”, tregon Besa.

Një orë për të bërë masazh kishte kushtuar 30 euro. Ndërsa numri i klientëve që e frekuentonin një qendër të tillë ishte i madh.

“Brenda 2 ore kanë qenë 10-15 klienta, dhe me bo gjera intime ato me klienta të vetë. Secila e ka pasur klientin e vet”.

Ajo thotë se shefi i tyre i kishte paralajmëruar që të kenë kujdes me klienta, se në mesine tyre mund të ketë edhe polic.

“Nëse dikush i ka thënë se është hera e tretë ose e katërt që po vjen atëherë u kanë klient I rregullt nuk ka qenë diçka i dyshuar, por nëse dikush ka qenë veq hera e parë që ka qenë në atë masazh për me bo masazhë, atëherë është dyshuar se është ndonjë polic civil”.

Por, atë çka klientët nuk e dinin që i priste në këto qendra masazhi, ishte inçizimi nga kamerate fshehura që ishin aty.

Viktimë e këtyre qendrave, mund të jenë edhe vetë klientet, të cilët, sipas rrëfimit të viktimës, monitorohen nga kamerat. Ata mund të jenë viktimë e shantazheve dhe kërcënimeve të ndryshme, si pasojë e atyre incizimeve që posedojnë disa pronarë.

Në disa nga masazhat klientët incizohen nga kamerat qoftë duke hyrë në to, e në disa prej tyre edhe duke kryer atë për të cilën kanë shkuar aty. Ajo nuk e din nëse ato pamje janë fshirë ose jo.

“Ka pas edhe kamera nepër dhoma, (a e kanë ditë klientat?), Jo sepse kanë qenë kamera të mshefta, nuk kanë qenë të deftume . Na masazheret e kemi ditë që ka pas, mirëpo nuk kanë qenë kamera që dëftohen që shihen por kanë qenë kamera krejt të vogla që nuk janë pa, ata(klientat) nuk e kanë ditë, mirëpo përmes atyre kamerave të vogla të recepcioni janë pa dëshmitë se cka po bojnë klintat edhe vazjat mrena. Edhe tek dhomat edhe tek recepcioni ka pas kamera”, ka thënë ajo.

MUND TË JU PËLQEJNË