Nga shumë zëra ka qarkulluar lajmi se moderatorja e njohur Marina Vjollca është shtatzënë.

Pavarësisht këtyre aludimeve, asnjëherë nuk ka pasur ndonjë reagim nga prezantuesja, për të konfirmuar nëse është e vërtetë kjo që po përflitet, shkruan Kosovarja.

Qëndrimi i saj ka qenë gjithnjë neutral, gjë kjo që ka shtuar më shumë etjen e publikut, për të kërkuar një kahje të këtij thashethemi.

Por siç thonë, çdo gjë do të dal në pah herët apo vonë. E, vërtetë se po ndodhë kështu, pasi mesa duket Marina dalëngadalë po zbulohet për këtë.

Pasi ajo nuk ka dhënë ndonjë sqarim rreth kësaj teme, janë fotografitë e saj që po e zbardhin këtë më shumë se asgjë tjetër çdo ditë e më shumë.

Veçanërisht, fotografitë e fundit ia kanë vendosur pikën, pasi në disa imazhe të publikuara nga ajo, shihet duke e mbuluar barkun me kapelë.

A duhet më shumë se kaq për të dëshmuar këtë gjë?. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË