300 gr makarona

300 gr kungulleshka

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 thelpinj hudhre

3 lugë gjelle magdanoz i grirë imët

150 gr djath kackavall

250 ml ajkë për gatim

100 gr proshutë gjedhi

50 gr djath parmezan

2 lugëza kripë

piper i bluar freskët

Makaronat ziejeni për gjysmën e kohës së paraparë në paketim në ujë me kripë.

Largojini nga zjarri e kullojini.

Kungulleshkat prijini në shirita të hollë, kriposini e lërini të pushojnë për 5 minuta, derisa tëkullojnë lëngun e tepërt.

Më pas thajini me letër kuzhine.

Furrën ngroheni në 200 gradë. Në tavën përkatëse hidhni vajin e ullirit, shtoni makaronat e kulluara, gjysmën e kungulleshkave, shtoni ajkën për gatim dhe kackavallin egrirë.

Shtoni hudhrën e shtypur, magdanozin e grirë dhe pak kripë e piper sipas shijes. Përziejini mirë.

Sipër makaronave shtroni pjesën e mbetur të kungulleshkave dhe proshutën e grirë hollë dhe në fund fare djathin e grirë parmesan.

Tavën vendoseni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 20 minuta.

MUND TË JU PËLQEJNË