Epo, kush nuk e njeh dhe nuk e adhuron Majlinda Zekën.

Është njëra ndër modelet shqiptare, që për arsyet të shumta u bë pjesë e mediave rozë, shkruan Kosovarja.

Ajo çka ndikoi dhe u bë shkaktar që emri i saj të rrjedhë në secilin portal dhe lajm është lidhja që ka pasur me reperin e njohur Majk.

Ndonëse u prishën dhe i ndanë rrugët e tyre pa njëri tjetrin, përsëri egziston një arsye të përmenden të dy, dhe kjo ndodhë për shkak të djalit që kanë së bashku.

Sido që të jetë, ajo që përsëri përmendet dhe komentohet është vetë Majlinda, pasi edhe ka kujdestarinë e djalit me vite.

Ajo kujdeset jashtëzakonisht shumë për Roanin e vogël, dhe ia del çdo dëshirë t’ia plotësojë dhe asgjë mos ti mungojë.

Krahas kësaj, ajo kujdeset që jo vetëm të ketë epitetin e nënës më të mirë, por dhe epitetin e nënës më joshëse dhe më të bukur.

Këtë gjë sapo e dëshmoi edhe njëherë kjo fotografi që sjelli, e cila po që po shkëlqen dhe po duket jashtëzakonisht e bukur. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË