Historia e saj me reperin Majk, arriti që ta bëjë atë një ndër personat e njohur në vend.

Ajo, u shndërrua në një nga personazhet e njohur të shoubizit vendor, shkruan “Kosovarja”.

Majlinda Zeka, zeshkanja me forma fizike perfekte, u bë nëna e djalit të Majk, Roanit të vogël që gjithashtu njihet mirë nga publiku i gjërë.

Majlinda dhe Majk nuk e vazhduan lidhjen dhe bukuroshja është “single mama”. Ajo, e rrit e vetme të birin, që tashmë është dy vjeç.

Ndonëse mami, Majlinda nuk e ka lënë fare pas dore veten. Ajo del, shëtit dhe e shijon jetën.

Së fundi, bukuroshja ka qenë me pushime në Belek të Turqisë, ku ka kaluar mjaftë mirë.

Në një foto të postuar në profilin e saj në Instagram, bukuroshja atje shihet duke ngrënë shtalba të zier, shkruan “Kosovarja”.

Epo, i bëfshin mirë! /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË