Majlinda Kelmendi sot feston ditëlindjen.

Xhudistja shqiptare, kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi sot feston ditëlindjen e saj të 28-të.
Me këtë rast nuk ka munguar urimi i trajnerit të saj. mikut më të afërt, Driton Kukës.

Ai zgjodhi llogarinë e tij në Facebook për ta ndarë me ndjekësit urimin më të veçantë për Majlindën.

“Urime Majlinda rrnofsh edhe 100 vite të tjera. Kampionja jonë Olimpike sot feston ditëlindjen!Me punë si gjithmonë edhe sot Majlinda emblema më e mirë Shqiptare e lirisë sonë të shtrenjtë.

E kemi dhuratë nga Zoti për popullin Shqiptar për shpresën për një të ardhme … Krenar dhe mirënjohës têrë jeten!”, ka shkruar ai pranë një fotografie të Majlindës në të cilën shihet duke i kryer ushtrimet.

MUND TË JU PËLQEJNË