Majlinda Zeka është emri që papritur hyri në botën e shoëbizit dhe u bë pjesë e pandashme e mediave rozë.

Kjo ndodhi për shkak të lidhjes së dështuar që kishte me reperin e njohur Majkun, shkruan Kosovarja.

Por, nga kjo lidhje lindën shumë arsye për të qenë ende prezentë modelja shqiptare, kjo për shkak të djalit të saj që ka me reperin.

Roani sikurse shumë fëmijë të tjerë kishte fatin të rritet pa njërin prindër, mirëpo këtë aspak nuk e ka lejuar që ta ndjejë Majlinda.

Kjo pasi që ajo kujdeset jashtëzakonisht mirë për të, dhe është pranë tij në çdo kohë, për çka e ruan si sytë e ballit.

Që e do dhe se ia ka plotësuar jetën këtë e ka dëshmuar me qindra herë, por tani ajo na tregon që edhe zemrën ia ka marrë Roani, duke e cilësuar të vetmin mashkull për këtë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË