Një nga temat më të diskutuara gjatë këtyre viteve, padiskutim që ka qenë relacioni ndërmjet reperit Majk, dhe ish të dashurës së tij, Majlindës.

Ndonëse lidhja e tyre përfundoi më shpejt se që mendohej, me apo pa dëshirë ekziston një urëlidhëse mes tyre i cili është djali i tyre, Roani, shkruan Kosovarja.

Ishte ky arsyeja kryesore, shpesh e pajtimit të dyshes, edhe atëherë kur pretendohej se mes tyre më nuk do të ketë asnjë mundësi rikthimi.

Por, sa ishte shkaku i pajtimit të tyre, ishte edhe e fjalosjes së tyre, prindërit e të cilit para disa muajve u vërshuan me disa polemika tejet serioze.

Konflikti kryesor i dyshes ishte, sepse përderisa Majku e akuzonte Majlindën se si pasojë e jopranimit të ndarjes së tyre, nuk po e lejon të shohë djalin, sigurisht që ajo iu kundërpërgjigj duke i thënë se ai që nga fillimi nuk e ka ndihmuar në përkujdesjen e djalit, dhe që familja e saj e ka financuar atë gjithmonë.

E më në fund, duket se secili i harruan ato përjetime ndërmjet tyre, kështu duke arritur në një paqe të përbashkët me njëri tjetrin.

Kjo pasi që Majku së fundmi është shfaqur shpesh duke kaluar kohë me Roanin, e sikur kjo të mos mjaftonte ai i bleu edhe disa dhurata për të.

Madje ishte Majlinda ajo e cila pa pikë hezitimi, ka publikuar në llogarinë e djalit të saj dhuratën e Majkut, teksa edhe e falënderon atë, duke filluar të ketë edhe ndjekësin kryesor.

Kjo po që është një vit i mbarë për treshen e mrekullueshme, apo jo? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË