Një histori e vërtetë rrënqethëse që vjen nga gjenocidi serb që ndodhi në Kosovë në vitet 1998-1999.

“Shok” është filmi i parë kosovar ndonjëherë i futur në Oscar, në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër.Film ky i realizuar nga regjisori anglez Jamie Donoghue në Kosovë, shkruan Insajderi.

E për herë të parë aktorët nga Kosova, Lum Veseli dhe Andi Bajgora ecën në tapetin e kuq në Hollivud.

Ndonëse nuk morën çmim, arritje e madhe ishte vetëm nominimi i këtij filmi në garën më prestigjioze të kinematografisë në botë.

Kanë kaluar më shumë 3 vjet nga filmi, por te aktorët ndikoi shumë në projektet tjera.

“Ka funsionuar si urë lidhëse për shumë projekte tjera, kemi pas oferta jo të zakonshme për të luajtur filma në vende të ndryshme të botës, dhe jemi profesionalizuar më shumë nga ky film”, ka thënë Andi Bajgora për Insajderin.

Shoqëria mes aktorëve filloi nga filmi e që vazhdojnë ta mbajnë sa më të ngushtë. Aktorët tani e shohin filmin me plotë emocion, madje kujtojnë edhe momentet kur aktruan së bashku.

“Kemi kaluar një kohë shumë të mirë me Andin, jemi lidhë shumë ngushtë nga filmi që kemi aktruar së bashku. Kemi pas shumë emocione kur kemi kaluar në tapin e kuq deri sa kemi takuar aktorë të famshëm botërorë. Jemi krenarë që kemi qenë pjesë e filmit”, ka thënë Lum Veseli.

Filmi “Shok” u solli atyre mjaft suksese por ata nuk po ndalen me kaq. Lumi dhe Andi tani kanë synime që prap t’i prekun majat, por studimet jashtë vendit atyre po u kushton shumë, ndërsa përkrahja institucionale po vazhdon t’iu mungoj.

Mosdorëzimi për ti arritur majat e suksesit janë mesazhet që japin aktorët.

MUND TË JU PËLQEJNË