Nëse Albin Kurti arrin të ndërtojë partneritet me LDK-në, Kosova mund të bëhet me Qeveri në javën e parë të shkurtit.

Sipas juristit Vigan Qorrolli, pas takimit me Kurtin, presidenti Thaçi duhet ta shpallë dekretin me emrin e të nominuarit për kryeministër.“Brenda afatit dy javor me ose pa marrëveshje me LDK-në, z. Kurti mund të shkoj në Kuvend dhe ta kërkoj votimin e Qeverisë së tij në koalicion me minoritetet.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë presidenti e udhëheq edhe një raund negociatash me të gjitha partitë parlamentare duke përfshirë edhe VV-në dhe të kërkoj një mandatar tjetër – kësaj radhe z. Kurti nuk mund të jete mandatar. Nëse edhe pas 10 ditësh pas nominimit të një kandidati tjetër nuk ka qeveri, atëherë shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka sqaruar Qorrolli.

Në një videomesazh të publikuar mëngjesin e së hënës, Kurti ka ftuar LDK-në për marrëveshje.“Nuk mund të kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin 2019. Ata nuk e kanë propozimin ofertën tonë të fundit, ndonëse ndryshe nga dakordimi, nuk e trajtuan fare në Këshillin e tyre të Përgjithshëm.

Qëndrimi se takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pra qasja ‘merre ose lëre’ do të thotë lëre. Unë besoj se ne mund të kthehemi dhe e kemi detyrim ndaj të gjithë jush që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve për të mos dalë nga ajo deri në gjetjen e një gjuhe të përbashkëte dhe arritjen e marrëveshjes sonë”, ka thënë Kurti në mesazh.

MUND TË JU PËLQEJNË