Meda e Lulja janë bërë të pandashëm.

Çifti i njohur i shoubizit veç kohës që kalojnë në shtëpi me familje, ata shihen bashkë në shëtitje të ndryshme, në koncerte e aktivitete tjera, shkruan “Kosovarja”.

Ata kanë ndërtuar një raport të lakmueshëm bashkëshortor duke reflektuar të tillë edhe para publikut.

Meda dhe Lulja përkundër angazhimeve si prind, dhe karrierës gjejnë përherë kohë për të dalë bashkë.

Vëmendje në daljet e tyre marrin edhe veshjet dhe stili që ata preferojnë dhe ndihen rehat e që është i veçantë.

Së fundi Lulja ka ndarë një imazh me Medën në veturë, teksa marrin poza bashkë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË