“Shiko kush Luan” po kthehet bindshëm në një nga formatet më të ndjekura televizive në Kosovë e Shqipëri, ku edhe xhirohet e transmetohet.

Ky emision javor, prezantohet nga Luana Vjollca, që vitet e fundit është bërë një nga personazhet më të njohur të ekranit shqiptar, shkruan “Kosovarja”.

Të gjithë e shikojnë “Shiko kush Luan”, madje formati në fjalë është bërë konkurrenca numër një e “Xing me Ermalin”, bile sipas informacioneve, e ka tejkaluar për disa herë.

Por, Luana bënë një emision me formulë të ngjashme si emisionet e dikurshme të Labinot Gashit në “RTV 21”. Nëse ju kujtohen edicionet e “Ajkë e mjaltë”, do të gjeni një ngjashmëri të jashtëzakonshme mes dy formateve.

Dikush mund të thotë se asnjëri nga dy prezantuesit nuk ka bërë diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë, e dikush se Luana i ka borxh Labit, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË