Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij do të bëhen prindër për herë të dytë.

Këtë e bëri të ditur vet Monica përmes një postimi të bërë, ndërsa publikoi një fotografi me barkun e rrumbullakosur.

Çifti i cili tashmë ka një djalë të quajtur Bojken, shumë shpejt do të bëhen prindër të një vajze.

Ishte vet Monica ajo e cila dha lajmin ditën e djeshme, mirëpo po të kthehmi pas në kohë, Lorik Cana vitin e kaluar ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku në intervistën e dhënë pati zbuluar dhe emrin e fëmijës, nëse gjithmonë do të ishte vajzë.

Futbollisti u shpreh atë kohë se kur të bëheshin prindër për herë të dytë, dhe nëse do ishte vajzë, do i vinin emrin Enkelejda.

MUND TË JU PËLQEJNË