Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika, janë bërë prindër për herë të dytë.

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare është bërë baba i një vajze. Cana është i dhënë pas emrave ilirë dhe më herët është shprehur se do ja vendoste emrin vajzës Enkeleida.

“Panorama Sport” shkruan se Loriku dhe partnerja e tij nuk kanë ndryshuar mendje dhe ja kanë vendosur emrin vajzës pikërisht ashtu.

Mësohet se ardhja në jetë e vajzës ka qenë edhe arsyeja që Lorik Cana mungoi në ndeshjen “Golden Team, Albania” më 10 janar.

Kujtojmë se ai dhe Monika janë edhe prindër të një djali të quajtur Boiken.

MUND TË JU PËLQEJNË