Trashëgimtaria e Top Channel Lori Hoxha feston sot ditën e saj të lindjes.

Ndryshe nga vitet e tjera ajo këtë herë sëbashku me familjen e saj ka zgjedhur Londrën për të kaluar këtë ditë. Mbrëmjen e sotme ajo ka publikuar një foto të tortës së ditëlindjes ku shfaqet edhe nipi i saj i vogli London Noor.

Krahas fotos Lori ka shkruar: “Nuk e kisha menduar ndonjëherë që një kuqalash i vogël do të ishte dhurata perfekte për çdo ditëlindje. Familja ime është bekimi im më i madh dhe falënderoj universin për një tjetër vit,”-përfundon Lori në rrjete sociale.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme ajo mori një dedikim mjaft prekës dhe romantik edhe nga partneri i saj Vis Bajraktari./Gazeta Express/

MUND TË JU PËLQEJNË