“Loredana rrezikon të ketë të njëjtin fat si Besko” është titulli i artikullit të ri nga “Blick.ch” dedikuar reperes kosovare.

Reperi kosovar Besko u ndoq penalisht në Zvicër dhe u dëbua pas dhënies së dënimit në vend (burgimit), shkruan Blick.ch.

Në rast të dënimit, Loredana rrezikohet nga kjo gjë, ajo nuk ka pasaportë zvicerane.

Loredana, emri i vërtetë i të cilës është Loridana Zefi, dyshohet se ka zhvatur një çift nga Valais duke ua marrë 700.000 franga.

Për të aplikohet prezumimi i pafajsisë. Megjithatë, në rast se ajo dënohet, mund të burgoset deri në pesë vjet.

Madje, ajo mund të marrë edhe dënim me dëbim, ngase Loredana nuk ka pasaportë zviceran, transmeton lajmi.net.

Produkrori tha për “20minutes” se Loredana posedon vetëm shtetësinë kosovare.

Loredana kishte kërkuar shtetësinë zvicerane në fund të vitit 2013, por iu kishte refuzuar. Arsyeja për këtë është e paqartë.

Në rast se shpallet fajtore, Loredana rrezikon të njëjtin fat si ‘kolegu’ i saj Besko, i cili ishte dëbuar nga Zvicra me akuzën për grabitje të armatosur.

Sipas “Blick.ch”, Besko kishte pasur ndalesë të hyrjes në Zvicër pasi vuajti dënimin gjashtë vjet në atë vend, më pastaj ishte kthyer në Kosovë.

 

MUND TË JU PËLQEJNË