RAMAZAN, muaji më i shenjtë në kalendarin islamik, ka filluar me agjërimin, namazin dhe festën.

Ramazani zhvillohet çdo vit dhe konsiderohet si muaji më i shenjtë në kalendarin islamik. Shumica e myslimanëve do të agjërojnë, do të luten dhe do të kalojnë kohë me miqtë dhe familjen gjatë 29-30 ditëve të Ramazanit. Muaji i shenjtë është i mbushur me histori dhe traditë, këtu janë disa pika kryesore të shpjeguara.

Datat dhe shikimi i Hënës

Ramazani filloi të dielën, më 5 maj, dhe do të përfundojë të martën, më 4 qershor 2019.

Data e muajit të shenjtë bazohet në shikimin e hënës së rritur – me kohë të përafërt të llogaritur duke përdorur tabelat astronomike çdo vit.

Ekziston edhe një komision i vëzhgimit të Hënës, i kryesuar nga Ministri i Drejtësisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Komiteti deklaron shikimin e Hënës dhe fillimin zyrtar të Ramazanit.

Gjatë periudhës së Fitër Bajramit, myslimanët tradicionalisht do ta përshëndesin njëri-tjetrin me “Ramazan Mubarak”.

Kjo përkthehet drejtpërdrejt në “festimin e bekuar” ose “kremtimin e bekuar”.

Eid el-Fitr është një thyerje festive e agjërimit që mbahet në ditën e fundit të Ramazanit.

Ramazani Mubarak nënkupton gjithashtu “Ramazanin e lumtur”, dhe përdoret në të njëjtën mënyrë si urimi që bëhet për Krishtlindje të Gëzuara.

Nëse dikush ju përshëndet me “Ramazan Mubarak” ju mund të përgjigjeni me frazën “Khair Mubarak”, e cila dëshiron mirësi ndaj personit që ju ka përshëndetur.

Njerëzit mund të thonë gjithashtu “Ramazan Kareem” gjatë rrjedhës së festës.

Kjo do të thotë “Ramazani bujar”, dhe i uron njerëzit shpërblime të mira gjatë muajit.

Ka edhe fraza të përgjithshme që ju mund t’i përsërisni njerëzve gjatë muajit, duke përfshirë:

• “Mbaje këtë Ramazan më të ndritshëm se kurrë”.

• “Ju uroj të gjitha bekimet e muajit të shenjtë”.

• “JazakAllah Khair” – që do të thotë faleminderit dhe përkthehet saktësisht në “Allahu të shpërbleftë me mirësi”.

Muaji i Ramazanit është i nënti në kalendarin islamik dhe thuhet se është kur profetit Muhamed i është dhuruar Kurani.

Gjatë kësaj kohe, Muhamedi deklaroi se portat e Qiellit ishin të hapura dhe demonët u mbyllën në Ferr.

Ramazani konsiderohet si një nga Pesë Shtyllat e Islamit, duke iu përmbajtur nevojave tokësore për të qenë më afër Perëndisë.

MUND TË JU PËLQEJNË