Ka kohë që po jeton e po punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Flasim për këngëtaren Linda Halimi e cila një kohë ishte mjaft aktive në skenën muzikore.

Përpos që u bë nënë këtë vit dhe lajmin e dha vetëm pas lindjes së vogëlushes së saj Kaimanas, këngëtarja paska qenë ën studio duke punuar në muzikën e saj gjatë tërë vitit.

Ajo përfundimisht ka vendosur që të sjellë një këngë në gjuhën shqipe dhe këtë e konfirmoi përmes Instagramit, ku kërkoi nga fansat e saj ta dinte nëse u kishte munguar gjatë kësaj kohe.

Dhe pasi mori dhjetëra mesazhe dashurie, ajo tha se po sjellë një këngë në gjuhën shqipe ngase zëri i saj ka nevojë të këndojë në gjuhën amtare.

MUND TË JU PËLQEJNË