I ri, i talentuar dhe shumë gati për ta goditur rep skenën sbqiptare. Ky është Blazy, reperi që bënë rep të pastër dhe që po depërton fuqishëm në botën e muzikës. Në “Kosovare”, flet “djali që flakëron”.

Blazy, ti je reperi me nofkën më unike. Si e përshkruan ti vetën me pak fjalë?

Jam Blazy, djali që flakëron. Më pëlqen repi dhe e bëjë me pasion.

Më pëlqej prezantimi, e bërë në stilin rep. Më thuaj kur nise të biesh në dashuri me muzikën dhe repin?

Si nëntë vjeçar më ka rënë të dëgjoj për herë të parë rep/hip-hop dhe më ka pëlqyer shumë. Kur u bëra 11 vjeç, nisa të shkruaja tekste.

Ke disa projekte. Cili ka “dhez” më shumë?

Kam tre këngë me videoklipe. Projekti i kundit me titull “Dhimbje” ka pas sukses ndjeshëm më të madh. Por, ky është vetëm fillimi. S’ka me u ndal.

Tekstet i shkuan vetë. Ku frymëziohesh?

Po, të gjitha tekstet i shkruaj vetë dhe është ndër gjërat që mendoj se di ti bëjë më së miri. Në këtë botë, ka shumë gjëra që të bëjnë të shkruash, duke u nisë nga dashuria e për të vazhduar me problemet, telashet dhe shumë çka tjetër.

Kush të inspiron ne rep?

Repi francez më pëlqen shumë, e dëgjoj çdo ditë dhe më inspiron. Unë nuk inspirohem nga vetëm një person.

A e konsideron dikë ikonë të këtij zhanri?

Rep skena shqiptare ka shumë reper të mirë e cilësor, ama unë nuk e kosnideroj askënd ikonë.

Blazy ti a je pjese e ndonjë labeli?

Unë jetoj në Bruksel dhe atje e kemi montu një studio tonën të pavarur që e kemi quajtur “BLX”.

Ndonjë këngë të re së shpejti…?

Kemi punu shumë qe nga filim vitit 2019 dhe po vazhdojmë të punojmë në maksimum, kemi shumë demo, kemi edhe projekte të gatshme, andaj besoj se nga fillimi i tetorit do të nisi me lansimin e projekteve të reja.

Nderim Neziri

MUND TË JU PËLQEJNË