Ndarja e Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus po ecën përpara.E!News ka konfirmuar se Liam ka bërë kërkesë për divorc Miley, duke përmendur “dallime të pariparueshme” si arsyen e prishjes.

Dokumentet gjyqësore, të marra nga E!News, deklarojnë se Hemsworth nuk po kërkon mbështetje financiare bashkëshortore.“Ata kanë një kontratë paramartesore dhe i kanë mbajtur të ardhurat të ndara gjatë martesës,” thotë një burim për E!News.

“Nuk ka shumë për të ndarë përveç kafshëve. Të dy kanë shtëpi që janë blerë individualisht para martesës.”

“Liami ka vendosur të përfundojë lidhjen. Nuk ka kthim mbrapa dhe ai e di se dëshiron të ecë përpara,” shton burimi. “Ata nuk kanë pasur shumë komunikim. Nuk ka asgjë për të thënë.”

MUND TË JU PËLQEJNË