Vë bast që keni menduar që pas dhjetë ditëve të fundit të qmendurisë mediatike rreth lidhjes së Miley Cyrus me Cody Simpson gjërat më në fund do të qetsoheshin.

Por e keni gabim sepse Cody tani është duke ndarë edhe më shumë detaje në lidhje me lidhjen e tyre .

Burimet e People raportojnë që Cody ndau për here të pare detaje në lidhje me Miley në një ngjarje të, në fundjavë, duke thënë:

“Unë jam shumë i lumtur. Jemi shumë, shumë të lumtur. Ajo është krijuese. Ajo është shumë e apasionuar pas asaj që bën, dhe unë jam shumë i ngjashëm në këtë kuptim. Kjo është arsyeja pse ne shkojmë kaq mirë. Ne thjesht argëtohemi shumë dhe kjo është pjesa më e rëndësishme e një marrëdhënieje. Arsyeja pse nuk ka qenë një gjë e papritur me të vërtetë e çmendur është thjesht sepse ne kemi qenë miq për kaq shumë kohë, e gjetëm përsëri njëri-tjetrin”.

Ai gjithashtu shton se kjo marrëdhënie me Miley është ndryshe nga gjithçka që ka pasur më parë, duke thënë: “Të dashurat që kam pasur në të kaluarën kanë qenë gjithmonë romancë e menjëhershme dhe kështu që është një përvojë e ndryshme të kesh miqësi me dikë më parë dhe të zhvillohej natyrshëm në diçka më shumë “.

Mbetet të shihet se ku do të përfundojë kjo romancë e papritur.

Burimi: People.com

MUND TË JU PËLQEJNË