Vite me radhë i dha publikut shqiptar projekte muzikore të paharruara, shkruan “Kosovarja”.

Prezenca e saj në skenën muzikore tash e sa vite është vulë e karrierës së saj të suksesshme e të pashtershme.

Ajo cilësohet edhe si një këngëtare e bukur dhe me shumë stil që publiku e do dhe e çmon shumë.

Jo edhe rastësisht njihet edhe si një femër patriote. Ishte Leonora ajo që i ofroi publikut këngën “A vritet pafajësia” e cila ka ngelur ende si një kujtim i freskët në memorien e të gjithëve.

Madje, jo rrallëherë Leonorën e kemi parë edhe duke reaguar për tema politike të vendit.

Hiq më larg se sot i është kundërvënë Shpend Ahmetit për premtimet e tij të parealizueshme.

Ajo ndan hallin e njëjtë me qytetarët për një xhami më të madhe në kryeqytet të cilën e ka premtuar në fushatën e tij zgjedhore.

“Ku eshte xhamia #shpendahmeti? Kush duhet te mar pergjithesi per keta njerëz qe falen rrugeve ne mungese te nje objekti fetar?”, ka shkruar Leonora në reagimin e saj./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË