Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë në emisionin DPT te Fidani se lufta mes presidentit dhe qeverisë është papërgjegjshmëri para qytetarit. Ai ka kërkuar që qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre që të qëndrojnë të sigurt.

‘’Nuk do duhej të kishim këso diskutime por është dashur të diskutohet për virusin pasi shifra arriti në 61. Gjumi natën nuk po i zë qytetarët duke mendur se si do të shkojnë punët, a do e marrin pagën, a do i prek virusi. Mënyra si po bëhet politika e bën qytetarëin të pasigurt se cfare do të ndodhë me të’’, thotë ai.

‘’Nuk po mund të kuptoj se cfare po dojnë presidenti dhe qeveria. Në kushte normale qeveria do merrej me situatën deri sa nuk mundet më dhe pastaj bisedohet për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Në momentin e kufizimit të lëvizjes atëherë duhet të konsultohet me kuvendin’’

‘’Përderisa njëri thotë delni e tjetri jo kemi të bëjmë me politikanë të papërgjegjëshëm. Unë kërkoj që qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi. Jo pse po e thotë dikush, por mënyra më e mirë është të rrihet në shtëpi. Kjo është më e mira. Lërini kta cka bëjnë. Dëshiroj që qytetarët të rrinë në shtëpi pasi kjo është mënyra më e mirë me parandalu virusin’’

MUND TË JU PËLQEJNË