Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se qytetarët po e pyesin se cilat lagje në Prishtinë kanë njerëz që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

“E unë ju them që përkundër numrit të vogël të rasteve, kemi shpërndarje të rasteve në 5-6 lagje. Mos e mendoni shmangien e lagjeve, por mendoni shmangien e daljes në qytet sa më shumë. Mos u relaksoni për shkak të situates politike!”, ka shkruar ai.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Qytetarët po më pyesin se cilat lagje në Prishtinë kanë njerëz që janë testuar pozitiv me #covid19, në mënyrë që ti shmangin ato. E unë ju them që përkundër numrit të vogël të rasteve, kemi shpërndarje të rasteve në 5-6 lagje. Mos e mendoni shmangien e lagjeve, por mendoni shmangien e daljes në qytet sa më shumë. Mos u relaksoni për shkak të situates politike! #rriNshpi #rriNshpi #rriNshpi

MUND TË JU PËLQEJNË