Është ndër biznesmenët më të suksesshëm shqiptarë, për të cilin sot shënon ditë e veçantë, shkruan Kosovarja.

Ndër biznesmenët i cili po vazhdon të nderohet me shumë çmime, i cili me krenari tregon se është shqiptarë në çdo hap që bën, sot feston 64 vjetorin.

I lindur në Bozovcë të Tetovës, ka arritur suksese me vlera shumë të mëdha, e njëheri është edhe mbështetës i iniciativave që synojnë “Ballkanin Perëndimorë”.

Me rastin e kësaj dite të veçantë për të, ka marrë urime të shumta nga miq e të afërm, por fjalët më emocionuese vijnë nga djali i tij Blerimi, i cili është ndër aktorët më të përmendur në botë.

“Babai dhe Miku im me i mire. Gezuar ditëlindjen Baba edhe 100 , shendet e lumturi!” .

Dhe vërtetë se prindi është miku më i mirë, e që raporti i dyshes është një shembull pozitiv, ku sot edhe Blerimi ndjek hapat e suksesit ashtu sikurse veproi babai i tij, i madhi Lazim Destani.

Urime./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË