Për 4 persona nevojiten:

500 g lakër me gjethe (Brassica oleracea acephala)

200 g kërpudha

5 dl supë viçi

500 g mish viçi të zier (nga supa)

3 lugë majdanoz të grirë

4 lugë vaj ulliri

3 qepë

2 thelpinj hudhre

kripë dhe piper

Përgatitja:

Në tenxhere ngrohni vajin në temperaturë mesatare dhe shkurt fërgoni qepën dhe thelpinjtë e hudhrës.

Shtoni lakrën dhe kërpudhat e grira, fërgoni edhe 2-3 minuta, pastaj hidhjani supën.

Copëtoni mishin e zier të viçit dhe hidheni në tenxhere. Lëreni të vlojë edhe 15-20 minuta në temperaturë mesatare.

Përzieni majdanozin dhe hidhni kripë dhe piper dhe lëreni në pllakë të ngrohtë.

Shërbejeni derisa është e ngrohtë.

MUND TË JU PËLQEJNË