Së fundmi, shkencëtarët thonë se kanë zbuluar disa perime, si: lakra, brokoli dhe kale, të cilat mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Këto perime janë aq të mira për zorrët, sa për këtë nuk ka më dyshime. Ja pse lakrat janë të mira dhe pse parandalojnë kancerin.

Ekipi i Institutit ‘Francis Crick’, zbuloi se, kimikatet kundër kancerit janë prodhuar, pasi perimet janë tretur. Ndërkohë edhe hulumtuesit e kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, kanë shpjeguar se ka shumë arsye se, pse duhet të hamë sa më shumë perime.

Ashtu si lëkura, edhe sipërfaqja e zorrëve rinovohet vazhdimisht, dhe për këtë janë të nevojshme edhe perimet. Procesi i rinovimit zgjat 4-5 ditë dhe lakrat ndihmojnë shumë. Për ripërtëritjen e zorrës së trashë duhet bërë shumë kujdes, pasi nëse ju kequshqeheni, zorra juaj mund të preket nga kanceri ose të infektohet, shkruan dritare.net

Ju duhet të siguroheni që, të mos e kaloni masën e ngrënies së këtyre ushqimeve. Pavarësisht se, ato janë të pasura me fibra, vitamina etj, përsëri në disa raste edhe dëmtojnë.

Studiuesit shprehen se, nuk janë vetëm fibrat e përfshira te lakrat apo brokolit, që parandalojnë kancerin, por gjithashtu edhe molekulat e gjetura në këto perime.

MUND TË JU PËLQEJNË