Kylie Jenner ka bërë edhe një gafë të radhës në rrjete sociale.

Miliarderja më e re në botë ka arritur këtë pasuri me anë të produkteve të grimit që firma e saj prodhon, e që ka shitur vetëm përmes reklamimit të këtyre produkteve në Instagram, e në shumicën e kohës duke i modeluar ajo vetë.

E nga kjo pasuri Kylie ka shpenzuar 250 milionë dollarë vetëm në javën e ditëlindjes gjatë muajit të kaluar.

Ndërsa ajo gjithashtu shpesh mundohet të tregojë se edhe natyrale është e bukur, duke tentuar të postojë foto e video pa grim.

Por, duhet ta dini se Kylie nuk shfaqet asnjëheër pa ndonjë filter të Instagram ose Snapchat në postimet e saj.

Kështu ndodh edhe në postimin më të fundit të Kylie, ku ajo shfaqet duke ngrënë një ëmbëlsirë, ndërsa në fund të videos mund të shihet se si njëri nga qerpikët ‘i fluturon’ nga syri.

Vitin e kaluar revista, “Forbes” kishte renditur Kylie-n, si njërën nga personat më të ri në moshë për t’u bërë miliardere, ndërsa tani këtë gjë 21 vjeçarja e ka arritur fal përfitimeve që i merr nga marka e produkteve të grimit, “Kylie Cosmetics”. “Forbes” njofton që marka, “Kylie Cosmetics” arrin vlerën prej 685 milionë eurove, duke numëruar kështu edhe parat që i ka tërhequr gjatë vitit./Gazeta Express/

MUND TË JU PËLQEJNË