Një plagosje ka ndodhur rreth orës 01: 25 të mërkurën në Prishtinë. Rasti ka ndodhur konkretisht në rrugën “28 Nëntori”.

Me këtë rast është arrestuar një dyshuari, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me armë zjarri ka plagosur viktimën.

“Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij është gjetur një armë zjarri AK-47 me dhjetë fishekë, një gëzhojë dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

MUND TË JU PËLQEJNË