Nëse e ka mbiemrin Kardashian ose Jenner, është akuzuar të paktën njëherë se ka imituar dikë tjetër. Thonë se përpiqen të duken si Beyonce, Aaliyah, Gwen Stefani, Rihanna, Elizabeth Taylor, Naomi Campbell etj. etj. Së fundi, Kylie Jenner u akuzua si kopje e Beyonce.

Kylie postoi në Instagram një sërë fotosh me flokë biondë me onde dhe një fustan leopard të gjelbër. Mesa duket, flokët, fytyra dhe fustani janë goxha të ngjashëm me këtë look të Beyonce nga V Festival, shtatë vite më parë.

Beyonce në 2013-n:

Kylie mbrëmë:

Dhe nëse fokusoheni te imtësirat, grimi dhe tiparet e Kylie ngjajnë vërtet shumë me Beyonce.

Sidoqoftë, nuk janë kopje identike. Mënyra më e saktë për ta përshkruar do të ishte: Kylie e veshur si Khloe e veshur si Beyonce.

MUND TË JU PËLQEJNË