Një asteroid i madh i quajtur “2018 SP1” po kalon drejt Tokës. Shkëmbi hapësinor vlerësohet të jetë sa statuja e Lirisë ose pak më i madh.

Shkëmbi gjigant u zbulua më 19 shtator nga NASA dhe udhëton në drejtim të tokës me shpejtësi 60,000 km/h.

SP1 ka një diametër prej 70m dhe 160m, e cila është e krahasueshme me madhësinë e Statujës së Lirisë ose një fushë standarde futbolli.

Asteroidi përfshihet në kategorinë “potencialisht të rrezikshme” në terma të NASA-s, që u jepet të gjitha asteroideve që udhëtojnë në afërsi të Tokës dhe janë më të mëdha se 500 metra në diametër.

Objekti i hapësirës pritet të ketë një “qasje të afërt” me Tokën.

Është ende shumë larg për të pasur panik, pasi distanca më e afërt që do të jetë me planetin tonë është 16 herë më larg se hëna.

MUND TË JU PËLQEJNË