Babai i tij feston sot ditëlindjen, dhe ai i ka shkruar një urim të veçantë Këngëtari i mirënjohur Butrint Imeri, kishte goxha shumë angazhime muzikore.

Por, angazhimet nuk e ndalën atë të jetë mjaft aktiv në rrjete sociale, e të ndajë si gjithmonë momente të mira me ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram, që janë 573 mijë.

Duke mos harruar as ditët e tij të veçanta dhe as personat e veçantë, Butrinti ka publikuar një fotografi me personin numër një për të. Është babai i Butrint Imerit, i cili sot feston ditëlindjen e këngëtari me këtë rast i ka shkruar një urim domethënës. “Per mu je Nr1! Urime Ditlindja Bab”, ka shkruar ai sipër fotografisë. Kujtojmë se Butrinti projektin e tij të fundit e ka publikuar në muajin korrik. “Alea” është këngë ritmike dhe arriti mbi 15 milionë klikime./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË