Me këngën “Bon Bon”, artistja shqiptare Era Istrefi ka fituar famë në gjithë botën.

Ky projekt i saj që ka mbledhur plot 600 milionë klikime po dëgjohet ende, madje nga këngëtari i huaj, Sam Smith, shkruan lajmi net.

Në profilin e tij zyrtar në Instagram, Sam para 10 milionë ndjekësve ka promovuar artisten shqiptare, duke e ndarë hitin e saj global “Bon Bon”.

Vlen të ceket se sukseset e Istrefit nuk kanë të ndalur. Projektet e fundit të publikuara nga ajo “Prisoner” dhe “Oh God”, kanë marrë qindra e mijëra klikime.

MUND TË JU PËLQEJNË