Një person është goditur për vdekje me armë zjarri dje rreth orës 18:00 në Gjilan.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke sqaruar se për këtë ngjarje janë arrestuar dy të dyshuar.

Edhe zëdhënësi i rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, e ka konfirmuar se vrasja ka ndodhur dje dhe me rastin akoma po merret Policia.

Po, dje ka ndodhur një vrasje dhe janë arrestuar dy persona. Policia do të bëjë të ditura detajet pak më vonë”, ka thënë Hashani për Metron.

Metro, ndërkohë, ka mësuar identitetin e viktimës dhe dy të arrestuarve për rastin. I vrari është një 26 vjeçar me iniciale A.N.

Ndërkohë, Policia ka thënë se dy të dyshuarve u është konfiskuar një arme gjuetie, me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Sidoqoftë, Policia nuk ka konfirmuar për motivet e vrasjes, vetëm ka bërë të ditur se ajo ka ardhur pas një mosmarrëveshje.

MUND TË JU PËLQEJNË