Dje në Gjilan, rreth orës 11:50, ka vdekur një person.
“Viktima mashkull K-Shqiptar për deri sa ishte duke punuar dhe si pasojë e lëndimeve, viktima ka vdekur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit pa shenja jete. Me vendim të prokurorit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj Kosovar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.