Një vajzë është gjetur e vdekur gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e saj në Gjilan.

Rastin e ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e tyre 24 orësh, ku tutje thuhet se trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 12:55.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“VDEKJE E DYSHUAR Gjilan 24.02.2020 – 12:55. Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

MUND TË JU PËLQEJNË