Ditë më parë Stresi i ka dhënë fund lidhjes së tyre dhe çdo ditë zbulohen fakte të reja, të cilat shpesh herë na kanë bërë edhe lëmsh.

Ata kanë fshirë nga rrjetet sociale fotot e tyre, madje nuk ndiqen as në Instagram.

Disa ditë më parë Stresi publikoi në Instagram një video ku shfaqej i rrethuar nga vajza dhe herë pas here ata postojnë statuse me kunja për njëri-tjetrin.

Së fundmi, Kejsi ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit e cila shfaqet mjaft simpatike, por ajo çfarë na ra më shumë në sy ishte varësja e saj prej floriri me inicialin “A” që lidhet me emrin e vërtetë të Stresit, Arkimed.

Nuk e dimë nëse bukuroshja ka ndonjë të afërm që e ka përzemër me shkronjën “A”, apo është për Stresin, ku ata vazhdojnë historinë e tyre të dashurisë!

Këtë gjë do ta mësojmë në ditët në vazhdim përmes postimeve të tyre duke zbuluar detaje të reja.

 

MUND TË JU PËLQEJNË