Martesa e moderatores Elita Rudi me reperin e njohur Asdren Gjikolli-Gjiko, veçse ka filluar të marrë vëmendje, shkruan Kosovarja.

Kjo për faktin se të dy janë figura të njohura e të pranueshme për publikun shqiptar, e më pas edhe për shkak të publikimeve të fundit të Elitës.

E njohur në traditën shqiptare si ‘Paja e nusërisë’, ndoshta më së paku mund të pritej nga një femër moderne si Elita, por ja që kjo ishte befasi nga ana e moderatores.

Duke mos lënë anash edhe detaje të tjera, që çdo ditë po zbulojnë pak nga pak çifti nga ceremonia e dasmës së tyre.

E duke njohur karakterin e Elitës, e lidhur pafund me mbesat e saja, në veçanti me Ninën e vogël, natyrisht se kjo e fundit nuk do i gëzohet edhe aq martesës së tezes së saj.

Të pandashme, ato u shfaqën edhe në imazhet të ndryshme, e një të tillë ju sjellim edhe tani.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË