Lora dhe Mihrija ka vite që janë prezente dhe aktive në skenën muzikore.

Së fundi, dy motrat sollën projektin e tyre “Mashallah”, këngë e cila u pëlqye mjaft shumë e që një bashkëpunim mes tyre kishte munguar, shkruan “Kosovarja”

E tani shihen çdo të shtunë përkrah njëra-tjetrës duke e udhëhequr emisonin Odeon bashkë me bashkëshortin e Mihrijes, Naim Abazin.

Ajo që merr vëmendje është paraqitja e tyre skenike çdo herë e mbushur me pozitivitet e mbi të gjitha edhe të kuruara deri në detajin më të vogël.

Meqë shënimi i festës së vitit të ri po afron artistët e estradës janë duke përgatitur projekte, duke organizuar mbrëmje të ndryshme e gjëra të tilla, ngjashëm po veprojnë edhe dy motrat e njohur Lora dhe Mihrija.

Të veshura në fustana të zgjedhur me shumë shije si çdo të shtunë që i shohim në Odeon, Lora dhe Mihrija të tilla vinë edhe për këtë festë.

Por gjithë vëmendja në këtë imazh bie tek qehrja e Lorës ku duket shumë e nervozuar, krahas Mihrijes që del çdo herë e buzëqeshur.

Me siguri kjo një foto çasti./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË