A ju kujtohet “Çbanja” e serialit “O sa mirë”? Arjola Demiri, u bë një nga personazhet më të famshëm të shoubizit shqiptar fal rolit të saj karakteristik, shkruan “Kosovarja”.

Arjola, që dikur ka qenë “Miss Tropoja”, e që njihet si femër me karakter të fortë, tipike malësore, është larguar nga seriali kosovar që e bëri të famshme.

“Çbanja”, tashmë është bërë pjesë e shout më të madh humoristik, “Portokalli”, që jepet të dielave në “Top Channel”, e ku publiku po e pret mjaftë mirë.

Arjola, ka thënë se nga Kosova po largohej zemërthyer, pasi ka lënë prapa një publik të tërë që e ka mbështetur e dashur fortë, shkruan “Kosovarja”.

Suksese, Arjolë!

MUND TË JU PËLQEJNË