Kur e përmendim Rina Balaj menjëherë e dijmë se është fjalë për reperen më të komentuar në estradë.

Ndonëse e re në tregun muzikor, ajo nuk hyri për pak këtu pasi vazhdoi të rrëmbejë shumë zemra të publikut dhe të bëhet shumë e dashur për ta, shkruan Kosovarja.

Audienca vështirë se e ndërron emrin dhe këngët e saj me dikë tjetër, pasi nga ajo gjithmonë kanë dalë hite të pazëvendësuara.

Rina, ka arritur të jetë në top maje të vëmendjes jo vetëm me veprimtarinë e saj, por edhe me pozitivitetin dhe natyrën e saj që gjithmonë është treguar e hapur me publikun.

Meqë i ka ushqyer fansat e saj me këtë lloj energjie dhe disponimi, duket se kohët e fundit ka filluar që ti mësojë edhe pak më ndryshe se sa që e kanë parë gjithmonë, pasi ndonjëherë po vjen me fytyrë të mrrolur sikur ta ketë mërzitur dikush. /Kosovarja

MUND TË JU PËLQEJNË