Albatrit Muqiqi është njëri ndër këngëtarët më të mirënjohur dhe më të afirmuar.

Me shumë ëndje dhe dëshirë ka ndjekur rrugën e prindërve, ku edhe ia doli të rezultojë më i suksesshmi dhe më i dëgjuari në shoëbizin shqiptar, shkruan Kosovarja.

Djaloshi që dikur konsiderohej të jetë si çapkëni i familjes muqiqi, tani është rritur dhe ka krijuar një familje të mrekullueshme.

Albatriti tanimë ka një bashkëshorte shumë të mirë dhe tre fëmijë, të cilët e kanë përmbushur në çdo aspekt.

Se a janë apo nuk janë familje e lumtur dhe e qetë këtë e kanë dëshmuar me qindra herë, sepse secili që paraqitet në fotografi shihet me buzëqeshje dhe reflektim të lumturisë përbrenda.

Por, jo çdo herë po del të jetë kështu e veçanërisht për vajzën e tyre Amelian.

Kjo sepse ajo së fundi u pa duke qarë, përderisa halla e vet Albina i bënte video.

Ia ka prishur dikush apo çështje momenti për ndonjë lodër? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË