Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka pritur dhe përcjell mysafir në zyrën e tij të re.

Në mesin e viztorëve, Kurti ka pritur edhe një nga njerëzit e rëndësishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raporton Gazeta Insajderi.

Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka bërë të ditur se dje për vizitë Gjeneral lejtant, Sylejman Selimi.

Kurti ka shkruar se shoku i tij, Selimi i ka uruar suksese në punë e qeverisje të mirë.

“Dje më vizitoi bashkëluftëtari i Komandatit legjendar Adem Jashari, Gjeneral lejtnant Sylejman Selimi. Shoku im, Gjeneral Selimi, më uroi suksese në punë e qeverisje të mirë. Më vjen keq që është në mbikqyrje deri më 31 tetor 2020 meqenëse është ende i liruar me kusht”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shkruar se takimet me ish-komandantin e UÇK-së, janë rikujtim i të kaluarës.

“Te ky njeri ka shumë histori. Takimet me të janë rikujtim i asaj që kemi kaluar bashkërisht si popull”, ka shkruar kryeministri Kurti.

MUND TË JU PËLQEJNË