Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe homologia e tij serbe janë parë për herë të parë ulur krah njëri-tjetrin, në Londër.

Në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që po mbahet në Londër, po merr pjesë edhe kryeministri Kurti.

Gazetari i “The Ecomonist”, Tim Judah, ka publikuar një fotografi të Kurtit me Bërnabiqin, transmeton Express.

“Për reciprocitetin me njëri-tjetrin? Albin Kurti dhe Ana Bërnabiq. Do të jetë interesant të dëgjohet çfarë po ndodh prapa skenave dhe tani është mundësia. Samiti i BERZH-it për Investime në Ballkan”, ka shkruar Judah.

Siç shihet në një fotografi tjetër, kryeministri i Kosovës dhe kryeministrja e Serbisë i kishin të caktuara ulëset pranë njëri-tjetrit.

MUND TË JU PËLQEJNË